Kreu i Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Elion Semanaj ka dhënë një urdhër të prerë që ndalon punonjësit e tij t’u japin dorën njëri-tjetrit. Në shkresën e shpërndarë, të firmosur dhe vulosur nga Semanaj, kërkohet që asnjë person i paautorizuar të mos futet në ambientet e drejtorisë. Gjithashtu në shkresë kërkohet që edhe vetë punonjësit të mos grumbullohen, dhe të shmangin takimet massive. Mesa duket, drejtorit i është futur frika nga koronavirusi dhe ka vendosur që t’i paraprijë.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Drejtoria Vendore Tiranë-Veri

Urdhër

Nr. 171, datë 26.02.2020

Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19

Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryhsuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neneni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:

URDHËROJ

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm

6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave

Elion Semanaj,”– shkruhet në dokument.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë shënuar 17 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus./dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP