Futbolli është sport, por për shumë është fe, ndaj duhet bërë kujdes në hapat që ndërmerr dhe fjalët që thuhen.

Rasti i Zlatan Ibrahimovic, statuja e të cilit u rrëzua nga tifozët e Malmoe pas blerjes së aksioneve të rivalavë të Hammarby është një shembull. Rasti tjetër është ai i Florian Kamberit, futbollistit të kombëtares së Shqipërisë që u transferua nga skocezët e Hibernian tek gjigantët e Glasgow Rangers.

Su lmuesi shqiptar është treguar i lumtur për këtë aventurë të re, në daljen e parë si Blues, duke thënë se ka qenë një ëndërr që të luante për ekipin që drejtohet nga Steven Gerrard. Ndoshta vetë kalimi i lojtarit, apo ndoshta mënyra e anashkalimit të Hibernian ka tërbuar ish-tifozët e Kamberit e sidomos Jane Park, bukuroshja sexy që ka patur një flirt me Kamberin.

Park është bërë e famshme për të gjithë para 7 vitesh, kur në moshën 17-vjeçare fitoi 1 milionë paund në lotari. Park njihet si një nga tifozet më të zjarrta të Hibernian e postimi në “Twitter” nuk lë asnjë dyshim mbi sulmin personal që i bëhet lojtarit shqiptar: “Je një gomar i ndyrë në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP