“Betimi i jetës sime”, është dixhitura e një video të shpërndarë nga Presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale.

Meta ka shpërndarë videon e momentit të betimit në Kuvend si President i Republikës, ku u zgjodh në 2017 me votat e Rilindjes së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Sot Presidenti ndodhet në një për plasje me mazhorancën, duke e akuzuar për grusht shteti.

Gjithçka lindi nga një ligj i miratuar në Kuvend mbi procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kompetencë kushtetuese e Presidentit, por që me ndryshimet ligjore mund të realizohet edhe para një noteri dhe më pas akti i dërgohet me postë edhe Kreut të Shtetit.

Meta ka nisur një betejë për atë që e konsideron si çmontimin e grushtit të shtetit, ndërsa ka kallzuar penalisht në SPAK kreun e KED-së, Ardian Dvorani, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, drejtoreshën e QBZ-së, Etleva Haxhia, si dhe një tjetër zyrtar të lartë.

Presidenti tha se rreziku më i madh që i kanoset shqiptarëve është “murtaja Rilindje”.

Kreu i Shtetit ka thirrur një protestë në datën 2 mars, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë në duar mimoza dhe flamujt kombëtar. Ai ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë kundër “grushtit të shtetit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP