Të gjithë kemi pikat tona të forta, por ndonjëherë i harrojmë ose nuk i marrim shumë në konsideratë. Në fakt, duhet të mësojmë të vëmë në dukje karakteristikat tona më të mira, në mënurë që të rrisim vetë vlerësimin dhe të përmirësojmë ndërgjegjësimin.

Në bazë të shenjës zodiakale, Horoskopi dhe yjet nga tregojnë se cilat janë pikat e forta të çdo shenje.

DASHI

I përket shenjës së parë të Zodiakut. Jeni zakonisht pionierë, ata që nisen të parët me forcë dhe kurajo për të përballuar çdo aventurë. Pika jote e fortë kryesore, është me siguri, shpirti yt luftarak që të shoqëron edhe kur bëhet fjalë për të çuar para çështje që kanë të bëjnë me miqtë e tu dhe të gjithë njerëzit që do. Nuk dorëzohesh kurrë dhe, edhe në rast humbjeje, uron kundërshtarin tënd dhe rivihesh në fushë me shumë dinjitet dhe forcë shpirtërore.

DEMI

Ke shumë dhunti për të cilat mund të mburresh, por mes këtyre spikat me siguri këmbëngulja që ve në plan të parë në thuajse çdo fushë të jetës. Kur duhet të çosh para një projekt, nuk ka gjë që mund të të ndalojë dhe e di se është e nevojshme të presësh një kohë, derisa gjithçka të shkojë sipas pritshmërive të tua. Ky është sekreti yt: të njohësh vlerën e pritjes, që të leojon të perfeksionosh rezultatin që do të arrish. Di të kultivosh vendosmërinë.

BINJAKËT

Je njeri i shkëlqyer dhe të kalosh pak kohë në shoqërinë tënde është gjithnjë një eksperiencë shumë e këndshme. Karakteristika jote kryeore, që të lejon të jesh gjithnjë i/e gjallë dhe të zhvillosh një sens të mirë vëzhgimi, është me siguri kurioziteti. Kur dëgjon që flitet për diçka të re, ndizesh dhe nis të bësh pyetje për të zbuluar diçka më shumë. Ndonjëherë je sipërfaqësor, duhet ta pranosh. Por, në fund të fundit, je ti ai/ajo që vendos se çfarë vlen për t’u thelluar më gjatë ose jo.

GAFORRJA

Dikush, hera herës, bën gabimin e madh që të konsiderojë shenjën tënde zodiakale si shenjë të dobët. Nuk është absolutisht kështu! Ndonjëherë mbase dukesh i/e dobët, sepse nuk ke frikë të tregosh emocionet dhe prekshmërinë tënde, por pikërisht kjo të bën të fortë. Dhuntia jote është ndjeshmëria që të lejon çdo ditë të krijosh marrëdhënie me njerëizt që të qëndrojnë pranë. Ti arrin të kuptosh gjendjen e tyre shpirtërore dhe merr me mend lehtë reagimin që mund të kenë.

LUANI

I përket shenjës zodiakale të mbretit dhe mbretëreshës së zodiakut. Gjithnjë mendon se çdo dëshirë e jotja mund të plotësohet shumë shpejt nga njerëzit që ke përreth ose nga Universi. Je njeri pasional, energjik, solar dhe ajo që të dallon gjithnjë nga të tjerët është entuziazmi që vë në çdo gjë që bën. Janë gjërat e thjeshta ato që të japin më shumë karikim dhe kur do diçka apo dikë, di të jesh edhe shumë i përfshirë.

VIRGJËRESHA

Një njeri aq i kujdesshëm sa ty ka me siguri shumë karakteristika të tjera që vlerësohen ose nxisin zilinë e të tjerëve. Mes këtyre spikat me siguri, rregulli. Dikush ngatërron këtë term me një shtëpi të rregulluar në mënyrë që nuk ka të sharë, por nuk është e thënë që rregullin ti ta shprehësh në këtë formë. Ka njerëz të shenjës së Virgjëreshës me tavolina rrëmujë. Bëjet fjalë për një tjetër rregull, atë mendor, bërë nga skema që të lejojnë t’i japësh vlerën e duhur dhe pozicionin që i takon çdo gjëje.

PESHORJA

Shenja jote e Horoskopit lidhet me bukurinë, në çdo formë të saj. Ndaj mund të thuhet se je njeri që e do artin. Por çfarë kërkon vazhdimisht në situatat që jeton dhe tek njerëzit që takon?

Ti kërkon harmoninë e formave dhe bën të pamundurën për ta bërë çdo gjë më të pranueshme për syrin. Kjo është pika jote e fortë: aftësia e lindur për ta bërë më të bukur botën që të rrethon ty ose ata që të qëndrojnë pranë. Kjo harmoni lidhet me një disiplinë të fortë të brendshme.

AKREPI

Ti nuk njeh një rrugë të mesme: ose gjithçka është e bardhë, ose gjithçka është e zezë; ose dashuron, ose urren. E nuk do as ta marrësh në konsideratë idenë se ekzistojnë edhe sfumaturat e grisë. Edhe pse kjo anë e jotja mund të bezdisë ndokënd, ajo që të gjithë vlerësojnë tek ty është pasioni që përshfaqet në të gjitha gjërat që bën. Ti i jeton intensivisht, me dedikim, duke përqendruar aty të gjitha energjitë e tua. Kur diçka të apasionon vërtet, nuk ka gjë që t’ju shpërqendrojë.

SHIGJETARI

Pika jote e fortë vjen nga planeti që të qeveris: Jupiteri. Karakteristika më e mirë që të dhuron është pa dyshim optimizmi, i cili të udhëheq në çdo moment të ditës. Nuk je njeri që ankohesh dhe tregon gjithnjë mirënjohje të thellë për atë që jeta të ka dhënë. Je i/e ndërgjegjshëm që ndonjëherë disa situata mund të shkojnë keq, por ti zgjedh të mendosh se gjithçka mund të rregullohet. Ky optimizëm është një shtyllë e rëndësishme për të patur fat.

BRICJAPI

Duhet pranuar se ti shpesh merr akuza të padrejta se je njeri shumë i ftohtë dhe i distancuar. E vërteta është se ti, ndryshe nga shumë njerëz të tjerë, arrin t’i marrësh shumë seriozisht impenjimet e tua dhe përpiqesh t’i mbash larg nga shpërqendrimet e mundshme. Ajo që të bën të fortë, është aftësia organizative që ke, e cila gjendet si në fushën profesionale (ku të lejon të arrish rezultate të shkëlqyera), ashtu edhe në atë personale. Planifikimi është pjesë e jotja.

UJORI

Nuk është e lehtë të kuptosh karakterin tënd dhe shumë njerëz, duke mos arritur të të etiketojnë ndryshe, shpesh përqendrohen tek fakti se jeni pak ‘të çuditshëm’, që në një farë mënyre është e lidhur edhe me origjinalitetin, tipik për shenjën tënde. Në të vërtetë, pika jote e fortë është pavarësia. Ti arrin gjithnjë të mbash një lloj distance nga njerëzit ose situatat që mbase, edhe të përfshijnë. Për ty vetmia është një avantazh dhe nëse kërkon shoqëri, kjo ndodh thuajse gjithmonë për kënaqësi, jo për nevojë.

PESHQIT

Të gjithë duhet të kenë në jetën e tyre një person të shenjës së Peshqve, aq të gatshëm dhe të dashur në momente nevojë. Pika jote e forcës është xhentilesa, me të cilën shpesh i le pa fjalë njerëzit që të qëndrojnë pranë. Jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë atë që bën ti për njerëzit e dashur. Adaptohesh me lehtësi në çdo situatë dhe përpiqesh të kënaqësh të tjerët për t’i bërë të lumtur dhe sepse në këtë mënyrë ndihesh i dobishëm dhe i rëndësishëm për jetën e tyre. /pamfleti

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP