Dashi

Janë më impulsivët e grupit dhe i kërkojnë gjërat më nxitim, prandaj konsiderohen shpesh si të papjekur.

Demi

Demi janë posedues dhe materialistë. Në të shumtën e kohës janë kokëfortë, nuk falin shpejt dhe njihen si dembelë.

Binjakët

Binjakët konsiderohen si shenja me disa personalitete. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ju pret prej tyre. Ata kanë mijëra interesa të ndryshme dhe priren ta konsiderojnë veten mjeshtër të çdo pune.

Gaforrja

Nuk dalin nga zonat e tyre e rehatisë dhe çdo fjalë i duket e rëndë, prandaj ndodh që të ndihen të ofenduar në të shumtën e kohës.

Luani

Ata kërkojnë vëmendje dhe përpiqen të jenë në qendër të gjithçkaje. Atyre u duket sikur gjithçka rrotullohet rreth tyre.

Virgjëresha

Kini kujdes kur takoni një Virgjëreshë, sepse ato kanë tendencë të jenë shumë më kritike sesa shenjat e tjera. Ata janë shumë perfeksioniste si natyrë.

Peshorja

Ata janë të pavendosur, prandaj kalojnë shumë kohë duke përgatitur dhe studiuar për çdo gjë, sado e vogël qoftë.

Akrepi

Ferri nuk është asgjë në krahasim me një Akrep të nevrikosur. Ata janë pasionantë, por kanë tendencë të jenë manipulues.

Shigjetari

Shigjetarët janë natyrë e thjeshtë, por duan të duken sikur kanë informacion për çdo lloj fushe.

Bricjapi

Bricjapët janë kontrollues. Ata me të vërtetë nuk e ndjekin turmën, por përfshihen shumë shpejt në thashetheme, gjë që i shkakton mendime dhe sjelle negative.

Ujori

Ujorët e përdorin shumë logjikën, por gjykojnë të tjerët. Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke i dhënë këshilla të tjerëve, të cilat nuk i zbatojnë asnjëherë vetë.

Peshqit

Njerëzve të lindur nën këtë shenjë u mungon drejtimi, prandaj shpesh herë janë në mëdyshje se çfarë vendimi duhet të marrin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP