Kryeministri Edi Rama la emisionin “Real Story” të mbrëmjes së sotme përgjysmë dhe u largua nga studioja, duke u justifikuar se do shkojë të festojë ditëlindjen e vazjës së bashkëshortes së tij Linës, Rea Xhillarit.

Mirëpo, nuk kishte se si të mungonte një thumbim nga ana e moderatorit Sokol Balla, të cilit i mbetën në studio vetëm analistët.

Duke qeshur, Balla bëri thirrjen e opozitës “Rama Ik” dhe kaloi menjëherë në publikcitet.

“Zoti kryeministër unë e kam këtë fat, të tjerët nuk e kanë, as opozita nuk e ka. “Rama Ik” vetëm unë e realizoj”, theksoi moderatori./ CNA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP