Po bëhet pothuajse një javë që Koronavirusi ka “pus htuar” Italinë dhe ka marrë deri më sot 12 jetë njerëzish dhe mbi 320 të tjerë janë infektuar mes tyre edhe një vajzë 4-vjeçare.

Ndërkohë që gjendja në vend është e ala rmuar dhe fr ika ka kapur çdo banor, ka bërë që edhe Papa Françesku të reagojë për këtë kaos në Itali.

Pavarësisht se janë izoluar mbi 50 mijë banorë në Itali, këto rregulla të forta duket që nuk janë edhe për Papën, pasi ai ndryshe nga më herët që mban fjalimin e tij në ditët e caktuara pa u afruar tek besimtarët, këtë herë ka dalë dhe ka takuar nga afër qytetarët në sheshin Shën Pjetri.

Në këtë takim është parë që edhe pse shumë qytetarë mbanin maskë, Papa nuk është mbrojtur aspak nga ky virus vd ekjeprurës.

“Jam pranë të gjithë të prekurve me koronavirus dhe mjekëve që i kurojnë në këto momente të vështira si dhe autoriteteve që po përpiqen që kjo sëmundje të mos përhapet më tej.”- ka thënë Papa./dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP