Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një lajm jo shumë të mirë lidhur me vaksinën ndaj koronav irusit, për të cilën thotë se duhen së paku dy vjet.

Për prodhimin e vaksinës janë angazhuar laboratorë dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të Botës. OBSH, gjithashtu konfirmon se vaksinat tradicionale të gripit nuk kanë asnjë efekt.

“Vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronav irus të ri. Për këtë duhet të punojmë disa vjet”, tha anëtari i ekzekutivit të OBSH-së, Walter Riçiardi.

Pas Kinës dhe Koresë së Jugut, vendi i tretë në botë për përhapjen e koronavi rusit është Italia, ku OBSH do të dërgojë një mision në Romë këtë të martë.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell shfaqet shpresëplotë se përmes masave të marra, virusi do të parandalohet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP