Mariana Kondi mbetet prej vitesh një nga aktoret më të dashura për publikun me rolet e saj e batutat që nuk mungojnë kudo ku ajo është e pranishme.

Dhe së fundmi aktoren do ta shohim në një tjetër format.

Ajo do t’ju shoqërojë 6 ditë në javë me gatime tradicionale dhe moderne në ekranin e Tv Klan.

Dhe për të folur më shumë rreth këtij program Kondi ishte e thirrur tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’.

Gjatë emisionit, u shfaqën edhe disa foto të fëmijërisë, ku në njërën prej tyre aktorja shfaqet së bashku me mamanë e saj.

Këto foto e emocionuan Marjanën e cila u përlot dhe foli për mamanë e të shkuarën e saj.

“Aty mund të jem 4-muajshe me mamin. Jam me mamin në qytetin Stalin. Mami i gatuante shumë mirë byrekët. Origjina e saj është nga Lekli, diku andej nga Gjirokastra, tashmë është bërë e Tepelenës më duket, por ajo gjithmonë e quante veten nga Gjirokastra sepse ka qenë një fshat ortodoks.

Gatuante shumë mirë byrekun. Mbaj mend atë mishin me patate, ose pulën me patate që e gatuanim të dielave. Pulën e bënim një pjesë supë, pastaj e piqnim dhe e hanim me patate, ka qenë ajo tradicionalja. Në mëngjes hanim trahana, kur s’kishim trahana, ajo na bënte petulla.

Gatuante shumë mirë, ka qenë një grua shumë nikoqire, me gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë shumë të lumtur. Se tani pak a shumë, sikur s’ka shumë lumturi, por një gjë e veçantë është se ne në atë kohë kemi qenë të lumtur, e ndjenim lumturinë, kurse tani ka dalë njëçik, ka prioritete të tjera, është puna shumë intensive”, u shpreh Marjana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP