Një peshk i veçantë është kapur në Rradhimë të Vlorës.

Ai quhet peshku-gjalp dhe futet në familjen e peshkaqenëve.

Emërtimi i tij shkencor është Ruvettus Pretiosus, ndërsa në anglisht Oilfish.

Quhet kështu pasi lëkura e tij është shumë e yndyrshme dhe zakonisht kur gatuhet në restorante shfaq shumë yndyrë.

Peshku peshon 41 kg dhe ka një gjatësi prej 190 cm.

E veçanta e kësaj specie është pasi vjen në brigjet shqiptare kryesisht gjatë ditëve të ngrohta të pranverës dhe verës.

Fakti që është kapur në stinën e dimrit tregon për një pranverë të parakohshme dhe efekt të ngrohjes globale e cila i bënë gjallesat nënujore të humbasin drejtimin./oranews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP