Autoritetet në ishullin holandez të Karaibeve në Aruba kanë kapur një sasi të konsiderueshme prej pesë ton kok ainë në bordin e një anije të quajtur Aresa dhe kanë arr estuar disa shtetas malazezë.

Mësohet se sasia e ko kainës ishte ngarkuar në Kolumbi dhe kishte si destinacion Greqinë.

”Drejtoria e Policisë së Malit të Zi të mërkurën më 26 shkurt tha se ar restimi ishte pjesë e një veprimi ndërkombëtar i filluar prej muajsh nga autoritette malazeze, serbe, holandeze dhe britanike”, shkruan Balkan Insight.

Mediat malazeze raportuan se anija po lundronte nën flamurin e Kamerunit në momentin që u kap në ujërat e Venezuelës.

“Ky hetim tregon se vetëm përmes punës së vazhdueshme të përbashkët policia mund të marrë rezultate cilësore në ndalimin e trafikut ndërkombëtar të dr ogës,” tha policia malazeze.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP