Napoli po rikthehet te fitoret dhe duket se ka lënë pas krizën që ishte zhytyr.

Në drejtimin e Xhenaro Gatuzos, skuadra e kaltër ka fituar mbrëmjen e djeshme 2-4 ndaj Sampdorias në transfertë.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj po luan si titullar madje duke shkëlqyer nga ndeshja në ndeshje. Padyshim merita është e Gatuzos, i cili po merr më të mirën futbollistit kuqezi.

Pas ndeshjes, Gatuzo u shpreh:

Sa i rëndësishëm është Hysaj? Të gjithë janë të rëndësishëm. Por nëse luan në këtë rol në futboll siç ka luajtur Hysaj në 7-8 vitet e fundit, ju e dini, është i aftë që të shkruajë nga ato librat që janë me nga katër rreshta paragrafi. Është i përgatitur dhe ne na ndihmon.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP