Ministrja e Shëndetësisë ka dale sot me apel të fortë per të gjithë udhëtarë që kanë qenë në zonat e prekura, apo që kanë pasur kontakte me persona të dyshuar, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për mediat Eugena Tomini, ekspertja e ISHP-së nga Task-Forca.

“Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Është shumë i rëndësishem bashkëpunimi me vete qytetaret. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”- tha ajo.

Sipas saj, 3500 udhëtarë në Rinas janë kontrolluar në 24 orët e fundit, duke iu matur temperatura, ndërkohë që në total janë bërë analizat për 17 raste të dyshuara, por që për fat kanë rezultuar negative.

Ajo ka deklaruar se në qendrën e urgjencave numri i telefonatave ditore ka mbërritur në 1300 telefona, prej njerëzve që janë të shqetësuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP