Pas probleme që kaloi, të shkaktuara nga bipolariteti Bebe Rexha ka folur haptazi për përvojën e saj. Në një intervistë për revistën “Self”, këngëtarja e njohur deklaroi se “nuk kishte më turp të fliste rreth gjëndjes së saj”, e madje ishte shumë e vendosur, që të ndihmonte në normalizimin e problemeve të shëndetit mendor.

“Unë po përpiqem të jem e sinqertë me fansat e mi, duke u thënë që nuk do lejoj të burgosem mendërisht nga kjo gjëndje. E ndoshta kjo do të ndihmojë dikë tjetër, që po kalon një periudhë të vështirë, të mos ndihet i përjashtuar nga shoqëria. Prandaj vendosa të flas haptazi dhe ta çliroj veten prej kësaj.” – u shpreh Bebe.

Rezultati i imazhit për bebe rexha

Ajo ka pranuar edhe se ka shumë kohë që përballet me probleme të shëndetit mendor, që kur ishte një vaizë e vogël. Këngëtarja është shprehur se ka përjetuar ankth dhe kriza paniku për vite me rradhë, derisa kërkoi ndihmë profesionale nga një psikolog dhe filloi të meditonte.

Bebe u shpreh se po ekspozohej më shumë se kurrë në publik, duke treguar kaq shumë detaje intime, por ajo ndjen se u detyrohet fansave, për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë. “Nuk do lejoj që kjo sëmundje të më përcaktojë. Është thjesht një problem që unë po kaloj, por nuk është pjesë e karakterit dhe qënies sime” – tha këngëtarja e famshme.

Shënim i redaksisë * Bipolariteti është një formë e depresionit kronik, ku pacienti shfaq çrregullime në sjellje, për shkak të ndryshimeve të papritura dhe ekstreme të humorit, niveleve të energjisë, përqëndrimit dhe aftësive për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme. /Pamfleti

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP