Presidenti i Shoqatës së Aksionarëve të Vegjël (APA) Antonio Aguilera sqaroi për Canal Málaga se një kompani amerikane është e interesuar të blejë aksionet e presidentit të Malagës Abdullah Al-Thani. Aguilera sqaroi se pronari i klubit po kërkon të shesë aksionet e tij për 100 milionë euro. Kontakti ka nisur dhe ka dalë që grupi ka lidhje biznesi me aktorin Hollywood, George Clooney. “Ata janë në negociata”.

Aguilera vazhdoi: “Ekziston një kompani e fuqishme prodhuese këtu në Maga, ata duan ta kthejnë Malagën në ‘Hollivudin Evropian’ dhe ata po filmojnë disa seri këtu në bregdetin jugor për Amazon dhe tashmë janë duke negociuar me klubin. Megjithatë, ata nuk duan të paguajnë shumën e çmendur që po kërkon Al-Thani.

Ajo që ata janë të përgatitur të ofrojnë është shumë më tepër sesa shuma ai pagoi për klubin (36 milion euro) dhe bisedimet janë duke vazhduar. Dy futbollistët shqiptarë si Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality shoë” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP