Juventusi u mposht mbrëmjen e djeshme në Champions League 1-0 nga Lyoni, teksa Kristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale.

Kur sfida po shkonte drejt fundit, nervat u shtuan për bardhezinjtë, teksa Ronaldo u rrëzua në zonë dhe kërkoi një penallti, por që arbitri nuk e akordoi.

Më pas në minutat shtesë, në fushën e lojës hyri dhe një tifoz që donte të takonte portugezin, i cili ka reaguar ashpër për ta larguar.

Tifozi i është ulur në gjunjë yllit portugez, teksa është kapur nga siguria dhe është tërhequr jashtë fushës së blertë.

Ja pamjet:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP