Trejsi Sejdini prej disa kohësh ndodhet në SHBA si modele dhe gjithashtu dëshiron të ndjekë studimet në ‘The New York performing arts academy’.

Trejsi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto të shumta nga vendet që viziton.

Së fundmi, një nga fotot e Trejsit mesa duket i ka tërhequr vëmendjen edhe modeles me famë botërore Gigi Hadid, e cila e ka ripostuar në ‘Instagramin’ e saj.

Trejsi në këtë foto ka veshur një kostum sportiv që mban emrin e Gigit dhe firmën e veshjeve “Reedbok”.

Përsëri në një postim në “Instastory”, Trejsi e falenderon modelen dhe shprehet mjaft e lumtur, duke e konsideruar Gigin një idhull.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP