Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë pasi dysh ohet se është përd hunuar nga kushëriri i saj 30-vjeçar në Indi.

Prindërit e vajzës ishin duke shijuar dasmën e një të afërmi në qytetin verilindor të Daudnager-it, kur një kushëri i tyre iu afrua tryezës dhe pyeti nënën e foshnjës, nëse mund ta merrte pak vajzën e saj për të luajtur.

Dy orë më vonë, prindërit të shqetësuar për vajzën e tyre që ende nuk ishte kthyer nga kushëriri, kërkuan ndihmën e oficerëve të policisë, të cilët pas kontrolleve mundën që ta gjenin foshnjën të shtrirë në një lëndinë pranë godinës ku po zhvillohej ceremonia, pa shenja jete dhe dukej dukshëm që ajo ishte përd hunuar.

Agresori i identifikuar si Pappu mundi të arr atisej ditën e ngjarjes, por jo më larg se të nesërmen policia mundi që të lokalizonte vendin ku ai ndodhej dhe ta arr estonte./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP