Arilena Ara siç është bërë dhe e ditur do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën e saj ‘’Shaj’’ e cila ishte një baladë dhe kishte një tekst mjaft melankolik.

E përsa i përket perfomancës në këtë konkurs të këngës këngëtarja është shprehur dhe më herët se ”Shaj” do ta sjell në versionin anglisht.

Por së fundmi në një intervistë për emisionin ‘Vizion i mbasdites’ Ara ka treguar më shumë.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës. Kënga do dalë shumë shpejt dhe ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, u shpreh Arilena.

Gjithashtu ajo ka shtuar më tej se në Eurovision atë do e shohim të performojë në ajër.

“Nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka treguar Arilena.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP