Gazetari Basir Çollaku ka listuar një listë me 12 pyetje, që sipas tij nuk iu bënë mbrëmë kryeministrit Edi Rama, e do të jepnin një pasqyrë tjetër për lidhje e tij me krimin, apo me personazhe të caktuar të kësaj bote të errët.

Mes pyetjeve që rendit Çollaku, është dhe ajo nëse ka pasur një takim mes Vangjush Dakos, Ramës dhe Emiljano Shullazit, apo nëse kryeministrin i vendit ka komunikuar me Dritan Dajtin, gjatë kohës që ai ka qenë në q eli.

Postimi i plotë i Çollakut:

12 pyetje per Ramen, qe SPAK-u, mediatik, mundet t’ia beje ndonje dite, pasi te kete bere testin e dr oges..!!!

Do kisha dashur ta pyesja z KM nese do te kisha pasur lejen rastesore per tu gjendur ne panel, ne Klan per pak gjera:

1-A je takuar ne Durres me Emiljano Shullazin dhe Vangjush Dakon?
2-A ke biseduar ndonjehere here ne telefon me Dritan Dajtin nga qel ia ku ndodhet?
3-A ke pritur e percjelle ne zyre dhe dreka apo darka Ymer Lalen?

4-A je njohur me Francesco Bechettin nepermjet Engjell Agaçit dhe ato 110 milione eurot jane skeme e dyshimte ndarjeje?
5-A ke kontakte dhe komunikime me ish drejtuesit e organizates “Ha kmarrjes per Drejtesi” te pafajesusr ne kohen tende?
6-A ke njohje dhe u ke lene fillin e puneve mbare nje superbande me aktivitet kri minal mbi 20 vjeçar ne Fier ?

7-A ke kellqe te çosh OFL ne Durres, Berat, Vlore, Kruje, Diber, te te pakten 5 banda te strukturuara prej kohesh?
8-A ke shperblyer me poste njerezit e drejtesise te cilet te hoqen sikletin e Xibrakes?
9-A ke frike se Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa kane pergjime per ty per pune delikate me ligjin?

10-A mendon se Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa e kane zhdukur dosjen origjinale te “Komisionit Olldashi” per dosjet e lejeve te ndertimit?
11-Sa ore ka punuar deri tani avokati yt gjerman kunder “Bild” dhe sa ka shkuar fatura, se ai kushton qindra mijera euro ne kaq muaj, nese padia eshte bere??
12-Po me Lul Berishen je takuar ndonjehere?

Sigurisht per ligjet diktatoriale qe po miraton ashiqare, duhet radikalisht kundershti. Sepse ka shume te fshehta Edi Rama, te cilat nese dalin, nga pengjet ku ruhen, astma do ta sekelldise shume gjate…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP