Qytetarët në Selanik po nxitojnë të blejnë në supermarkete ushqimet bazë, miell, sheqer, makarona dhe produkte të tjera kryesisht të paketuara.

Kujtojmë se ditën e sotme në Selanik është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një 38-vjeçare e cila u kthye sot nga Milano.

Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçarja kishte një sipërmarrje private në Itali dhe gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar kishte kandiduar për këshilltare në Bashkinë e qytetit, raporton newsb omb.al.

“Presim që në ditët në vijim të rritet kërkesa e qytetarëve për të blerë produkte ushqimore në supermarkete, jemi përgatitur për këtë”, thotë menaxheri i një pike supermarketi në Selanik./newsbo mb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP