E paralajmëroi rrugën e suksesit, dhe duket se është në vijë të mbarë!

Trejsi Sejdini sapo ka korrur suksesin e parë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka ndarë lajmin e shumëpritur, se është bërë pjesë e pasarelave, në javën e modës në New York.

“E lumtur për të hapur shfaqjen për @raul_penaranda në koleksionin e tij të 21-të, në “Java e Modës 2020″. Faleminderit që më keni zgjedhur,”- shkruan Trejsi Sejdini në profilin e saj në Instagram.

Pak javë më parë, ish-miss Universe Albania Trejsi Sejdini paralajmëroi për projektin e saj në SHBA dhe mohoi të gjitha lidhjet me kapo ba ndën, Leonard Duka, duke theksuar se jeta e luksit nuk sigurohej nga ‘sponsori’ Duka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP