“Veten dua gjallë” është kënga më e re e Aurela Gaçes, e cila përcjell një mesazh të fuqishëm dhe këngëtarja thotë se nuk flet vetëm për dhu nën fizike, por edhe atë psikologjike.

E ftuar në programin “Rudina” në TV Klan, ajo ka treguar detaje interesante nga kënga e re, por edhe nga jeta e saj private.

Aurela Gaçe: Nuk besoj që ka familje shqiptare që nuk e ka provuar mbase jo vetë, por motra, shoqja, mikeshat, nëna, nuk besoj që ka. Nuk besoj që ka njeri imun, që nuk e ka parë të paktën. Më pyeti dikush në rrugë dhe më tha: E luaje sikur të të kishte ndodhur vetë? I thashë unë jam vajzë e rritur në këtë ambient, pse mendon se jam ndryshe nga ty? E kam parë gjatë jetës sime, kam njohur njerëz që edhe mund të kenë dashur të jenë të dhu nshëm, paçka se unë mund të jem vajzë e fortë dhe mund të kem ikur nga kjo gjë. Por unë kam histori të mikeshave, të familjarëve të mi që kanë qenë pre e dh unës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për dh unë fizike, por edhe dhunë psikologjike që femrat, gratë, vajzat shqiptare kanë provuar sepse kemi të bëjmë me çuna që mendojnë se ajo vajzë që kanë në krah nuk vlen. Për t’u ndjerë vetë mirë, i mbushin mendjen asaj që ajo nuk vlen, ajo është asgjë pa atë. Edhe kjo është dh unë. Këtë lloj dh une, sigurisht duke u rritur e kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia, edhe me njerëz që thoshin, unë të dua, por po mos isha unë, ti je askushi. Ky është një presion psi kologjik shpirtëror, se në momentin që unë nuk ndihem e zonja, unë jam asgjë pastaj.

Ndërkohë që edhe moderatorja Magjistari ne nje reagim ne rrjetet sociale, ku ka publikuar fotot gjate intervistes ne studio, shprehet:

“nje kenge qe percjell nje mesazh te fuqishem per dhunen ndaj gruas, fenomen i rende, i cili fatkeqesisht vazhdon po njesoj, referuar edhe ngjarjeve tr onditese te sotme dhe asaj te para dy diteve. Mesazhi i Aureles i drejtohet te gjitha grave, te mos lejojne qe askush, perveç Zotit, te kete te drejten ti marre atyre jeten”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP