Futbolli në Amerikën Latine shpesh herë i kalon kufijtë e normales duke u bërë lajm në mbarë botën.

Një episod sa i rallë aq edhe gazmor ka ndodhur në kampionatin Kilian të futbollit. Në derbin mes Colo Colo dhe Universidad de Chile, portieri i ekipit të Colo Colo, Matias Dituro, u ofendua nga fansat e Universidad, pasi i hodhën një celular për ta goditur.

Portieri e merr telefonin dhe nisi të përgjigjej te telefonata, teksa më pas ia kaloi shokut të ekipit. Një skenë gazmore e cila për hir të së vërtetës është bërë virale në rrjetet sociale./oranews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP