“A jeni Putini i vërtetë?”, pyeti reporteri i agjencisë së lajmeve Tass.

“Po”, – u përgjigj presidenti rus Vladimir Putin.

“Kam refuzuar të kem një sozi. Kjo ka ndodhur gjatë viteve më të vështira të luf tës kundër te rrorizmit.”

Këto fakte zbuloi gjatë një interviste për 20 vitet e tij në pushtet, udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin teksa tregoi edhe për ekzistencën e një plani të fshehtë për të përdorur sozi në daljet në publik por që ai nuk e kishte pranuar.

Sipas Putin koha e planit ishte diku në vitet 2000, kur Rusia ishte në luf të kundër ‘te rrorizmit islamik’ dhe pavarësisë në Kaukaz dhe veçanërisht në Çeçeni.

I emëruar kryeministër në fund të vitit 1999 dhe më pas i zgjedhur president, Putin drejtoi luf tën e dytë çeçene e cila çoi në pus htimin e te rritoreve të marra nga separatistët çeçenë, një fitore që kishte shkaktuar një valë su lmesh vetëvr asëse dhe marrje pe ngjesh.

Teori të shumta kanë qarkulluar në internet në lidhje me sozinë e Putin. Teoritë e komplotit madje kanë arritur të spekulojnë se ai vd iq dhe u zëvendësua nga një sozi, në veçanti pas mungesës së tij në skenën publike për 10 ditë në vitin 2015./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP