Videoja e djalit 9 vjeçar, Quaden Bayles, bëri xhiron e rrjetit para pak ditësh. Si pasojë e bul.lizmit, vogëlushi i cili ka formën më të zakonshme të na.nizmit, i lutej të ëmës t’i jepte një litar për të vr.arë veten. E ëma për të ndërgjegjësuar njerëzit e hodhi videon në rrjete sociale dhe ishin të shumtë personat, si njerëz të thjeshtë ashtu dhe të famshëm, që iu ofruan mbështetjen e tyre.

Për 9 vjeçarin u mblodhën mijëra dollarë, që t’i mundësonin udhëtim për në Disneyland dhe ç’ti donte zemra. Megjithatë kur familjes iu bë thirrja për të tërhequr paratë, ata nuk i pranuan.

Mediat e huaja kanë raportuar se familja e Quaden ka vendosur që t’i dhurojë paratë për njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë. Gjesti i tyre fisnik i ka bindur të gjithë se lajmet që qarkulluan disa ditë më parë (se djali ishte mas.htrues dhe kishte aktruar vetëm për të fituar para) nuk janë të vërteta. Quaden është vërtetë një djalosh 9 vjeçar e për më tepër me shpirt të bukur!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP