Qeveria italiane ka marrë pak minuta më parë vendimin për shpalljen e emergjencës kombëtare, i miratuar me 462 vota pro dhe 2 kundër.

Dekreti i miatuar mbrëmjen e sotme si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, vjen në një kohë kur brenda pak ditëve 12 persona kanë hu mbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar, raporton newsb omb.al.

Shpallja e emergjencës kombëtare parashikon: izolimin e zonave të prekura, pezullimin e demonstratave, grupimet e mëdha të personave, mbylljen e shkollave, pezullimin e përkohshëm të muzeve, aplikimin e akrantinmës për ata që kanë pasur kontakte të ngushta me personat e prekur nga koronavirusi etj.

Detyrimi për të hyrë në karantinë për ata që kanë mbërritur në Itali nga zonat me risk të lartë dhe njoftimi i departamentit të shëndetësisë për mbikqyrje aktive në shtëpi, e drejta e autoriteteve për të ushtruar kontrolle për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë gjithashtu masat që parashikon shpallja e emergjencës kombëtare./newsbo mb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP