Zak Topuzi, pronari i Hotel Mondial, njëherazi kreu i Shoqatës së Hoteleri – Turizmit, denoncon në rrjetet sociale një fenomen që sipas tij përsëritet gjithmonë, “vje.dhjen” që kamarierët iu bëjnë pronarëve. Topuzi ka ndarë edhe një shembull, që ai e quan një metodë të trashë, ku një kamarier ka çuar një porosi në një tavolinë, me dy kuponë, njëri prej të cilëve është i një tavoline të mëparshme. Me një lëvizje, kamarieri bashkë me banakierin morën 80 lek të reja.

REAGIMI I PLOTË:

Shoh një fenomen qe përsëritet vazhdimisht. Kamarjere , qe me metoda te thjeshta “zhv.atin” pronarin ku ata punojnë. Duke njohur profesionin, kuptoj çdo forme qe përdoret. Mënyra me e trashe, dje: Porosit një kafe dhe ujë . Kamarjeri te sjell porosinë ne dy kuponë, kafen ora 13:03 dhe ujin ora 11:58. Kuptohet qe fatura e dyte është e një tavoline qe ka konsumuar ujin një ore me pare. Kamarjeri, ne bashkëpunim me banakjerin, përvetësuan për pak minuta 80 lek. Ndërkohe, pronari i Bar-it, konsumonte kafe me disa miq ne një tavoline, i qete se kish çdo gjë nen kontroll.

Mendoj se ka disa arsye qe një fenomen i tille është mbizotërues ne bizneset e vogla .

1- Pagat qe ofron ky lloj tregu, janë te pamjaftueshme për te jetuar. Pronari, fton vete punonjësit ta “vj.edhin”.

2- Vete ne , bëhemi mbartës te se keqes kur e kuptojmë ma.shtrimin dhe nuk e denoncojmë atë për ti hapur rruge një fryme te re: “Duke den.oncuar një vje.dhje, mbron veten dhe shoqërinë”

3- Jemi popull “dembel”, për një biznes te vogël , psh dyqan apo bar-kafe (qe mund te mbahet vetëm me menaxhim familjar), punësojmë punonjës dhe vete mbikëqyrim apo sillemi vërdalle si pronare te mëdhenj.

4- Nuk preferojmë ti shtojmë vetes ngarkesën ne pune për një pagesë me te mire.

5- Mungesa e një tregu punësimi me rregulla loje ku libreza e punës te jete si matrikull qe nuk mund te griset apo te rihapet nga e para dhe “referenca për punësim” te kthehen ne detyrim punësimi.

Kudo lexon kërkesa për punësim ( bile dhe ne Qendra Tregtare apo Supermarket), ndërkohë ka te papune !!!!. Duhet te ndërgjegjësohemi si shoqëri: “Efektivitetit ne pune për një pagesë me te mire”. Kjo nuk do ti largoje shqiptaret nga vendi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP