Ish trajneri i kombëtares Gianni De Biasi është ndalur të rikujtoje edhe njëherë gjithçka mund të përmirësonte ne përzgjedhjet e tij për Europianin e 2016 e ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij e ata që mund të kenë mbetur të pakënaqur nga lista e futbollistëve që përfaqësuan ngjyrat kuq e zi ne Francë.

“Sigurisht kur bëra përzgjedhjen e futbollisteve mund të kem lënë ndonjë të pakënaqur. Nëse flas 3 vite më pas duke parë performancën e tyre atëherë mund të ftoja Rrahmanin, Rashicen apo edhe Gjimshitin që po ia del të bëjë mjaft mirë tek Atalanta. Me Salihin kam një raport të mirë, normal që ai nuk e përjetoi mirë faktin që nuk luajti në Europian duke pasur parasysh sa shumë ka dhënë për kombëtaren shqiptare, por sipas meje në atë moment kishte futbollistë të tjerë që mund të jepnin diçka më tepër për ekipin”, shprehet Gianni De Biasi.

Nëse Duka iu telefonin do iu thotë se do largoj Rejën dhe duhet të ktheheni serish ju, si do përgjigjeshit?

“Pyetje e bukur. Nuk mendoj se presidenti do e bënte këtë me Rejen të cilit i uroj me shpirt të bëjë mirë me Shqipërinë, gjithsesi unë i kam gjithmonë krahët dhe derën e hapur për Shqipërinë”, shprehet De Biasi.

“Kam ikur për të mos marrë të tilla vendime. Janë dy portier shumë të zotë. Unë do zgjidhja në bazë të performancës aktuale, cili është më në formë luan rregullisht dhe po ndihmon klubin e tij”, tha ai.

Partizani është klubi që këtë sezon ka zgjedhur 2 herë trajner Italian në krye, ju cilin do zgjidhnit?

“Unë nuk jam as presidenti dhe as drejtori i Partizanit, nëse do isha drejtor i përgjithshëm do vendosja mes Lerdës e Sormanit por duke pasur parasysh që drejtor është Olsi atëherë është i vështirë ky post për mua”, shton ai./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP