Pasi u bë pjesë e mediave për lidhjen e përfolur me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara, Agnesa Vuthaj është gati të pushtojë sërish mediat, por jo për arsyen që mendoni.

Bukuroshja shqiptare, e cila mohoi lidhjen me biznesmenin në kërkim, është bërë pjesë e një projekti vërtet interesant për t’iu ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve në mbarë botën!

CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë vajzat që kanë konkurruar ndër vite në Miss World.

Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet nga vajzat në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.

Ky projekt madhor është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave. Agnesa është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti.

Kënga do të publikohet ditën e nesërme!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP