Princ Harry dhe Meghan, kanë njoftuar se kanë vendosur të tërhiqen nga obligimet mbretërore dhe po bëjnë plane që në të ardhmen të jenë të pavarur.

Mbretëresha kishte kërkuar të bënte një mbledhje për të zgjidhur krizën familjare por Meghan nuk ka qenë e pranishme fizikisht.

Mediat britanike shkruajnë se Dukesha e Sussex do të marrë pjesë në mbledhje përmes një lidhje telefonike, pasi ajo u largua nga Mbretëria e Bashkuar dy ditë pasi dha lajmin se bashkë me Harryn kanë vendosur të ndërtojnë një jetë të re, dhe të punojnë për të fituar pavarësi financiare.

Thuhet se Meghan Markle ka qenë arsye pse ata kanë vendosur të ndërtojnë një jetë të re pasi nuk ka mundur të përshtatet në këto 2 vite martesë. “Nuk po funksionon për mua”, ka thënë Meghan. Por ka nga ana tjetër princ Harry nuk është dhe aq i lumtur që po ndërpret marrëdhënien me familjen mbretërore.

Shkruhet se vendimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për të lënë Familjen Mbretërore është drejtuar nga vetë Meghan, e cila duket se nuk ka mundur të përshtatet në këto dy vite martesë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP