Princi Harry dhe Princi William janë më në fund gati për të rregulluar marrëdhënien e tyre pas muajve të tensionit mbretëror.

Sipas “The Sun”, ata kanë arritur të lenë pas dore zënkën falë “bisedimeve të fshehta” me ndihmën e Kate Middleton dhe Meghan Markle.

“William dhe Harry kanë kaluar kohë së bashku larg Samitit zyrtar të Sandringham duke punuar me marrëdhëniet e tyre dhe duke diskutuar të ardhmen e tyre,” tha një burim.

“Ka qenë shumë e mirë për sa i përket ruajtjes së lidhjes së tyre si vëllezër dhe është udhëhequr plotësisht prej tyre. Por Kate dhe Meghan, e cila ishte në Kanada, u bashkuan në bisedime në më shumë se një rast – që është një tjetër shenjë e një shkrirje të vërtetë në marrëdhëniet e tyre. Gjërat janë më mirë”, shkruan media e huaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP