Pak ditë më parë Alketa Vejsiu njoftoi se të ngjitet në skenën e festivalit “Sanremo 2020”. Ajo do të jetë në mesin e yjeve me famë botërore si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

Blendi Fevziu njoftoi një sondazh në lidhje me “bukurinë shqiptare”, nw emisionin “Opinion”, ndërsa analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pwrshkroi Alketwn si symbol tw femrws shqiptare si vajzwn e bukur dhe tw mençur.

“E di pse Shqipëria në mënyrë se si shikohet ngjan si një agjenci e madhe funerale. Në fakt në Shqipëri ka dhe maternitet, ka dhe njerëz që bëjnë dashur, ka dhe vajza të bukura, të mençura që jetën e burrit dhe të grave e bëjnë më të mirë. Një ikonë e Klan-it kalon matanë Adriatikut, e kam fjalën për Alketa Vejsiun, tregon simbolin e femrës shqiptare, të bukur të mençur”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP