Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me homologët e tij në Europë për të diskutuar për Programin e Rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto takime zhvillohen në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Pas takimit me kryeministrin italian Conte, mëngjesin e sotëm Rama ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Nga zhvillimi i këtij takimi, kreu i qeverisë ka postuar një video në profilin e tij në Facebook.

Por ajo që vihet re në postimi është komenti epik i një qytetari. Ai është i shqetësuar nga situatat e fundit me përhapjen e epidemisë së Koronavirusit i cili fillimisht preku Kinën ku ka lënë si pasojë 81 viktima, por ajo që shqetëson më shumë është zgjerimi i hartës së vendeve të prekura nga kjo epidemi.

Qytetari i kërkon Ramës që të mos udhëtojë shumë nëpër vendet e tjera pasi rrezikon që të sjellë në Shqipëri Koronavirusin dhe sipas tij lekët që do na japë Gjermania dhe Italia nuk do t’iu hyjnë në sy shqiptarëve nëse ndodh kjo gjë.

“O Edi po ku shkon mo kryetar se mbete vetëm duke fluturu dhe duke zbarku aeroport më aeroport, këto ditë e gjete të fluturosh që të na marrë koronavirusin do na i sjellësh në Shqipëri, se po na i solle atë këtu s’na hyjnë fare në sy lekët që do na japë Konte dhe Merkel Hajde në Shqipëri e mos bridh shumë se është keq situata se larg qoftë po të zuri koronavirusi si do t’ja bejne shqiptarët pa ty” -shkruan komentuesi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP