Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në lindje të Afganistanit.

Avioni mësohet se ka rënë në zonën Deh Yak të Ghazni, në jug perëndim të Kabul, tha një zëdhënës lokal për mediat lokale.

Avioni u rrëzua për shkaqe teknike, tha zëdhënësi.

Avioni fillimisht u raportua se i përkiste kompanisë “Ariana Airlines” por ata tani e kanë mohuar këtë.

“Avionët Ariana që janë larguar, kanë arritur në destinacionin e tyre dhe nuk janë rrëzuar”, tha një zyrtar për kompaninë ajrore. “Avioni që u rrëzua, pra, nuk i përket Ariana Airlines.”

Ndërkohe ende nuk ka të dhëna mbi numrin e të vde kurve ndërsa dyshohet se janë mbi 83 pasagjerë që po fluturonin me këtë avion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP