Amir Rrahmani brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohet te Napoli. Ish-mbrojtësi i Partizanit që këtë verë kaloi te Verona ka lënë mbresa të mira në ekipin e ri dhe për këtë arsye napoletanët e shohin si përforcimin e duhur në prapavijë.

Sipas Gazetta Dello Sport mbrojtësi këtë javë do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet si futbollist i Napolit, por do të qëndrojë deri në verë te Verona. E njëjta formulë edhe për mesfushorin Amrabat, i cili gjithashtu ka akord me Napolin.

Për dy futbollistët Napoli do të pagujë në total 30 mln euro, ndërsa Rrahmani është vlerësuar 14.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP