Këngëtarja Ava Max vit pas viti po kthehet në një yll botëror.

Shqiptarja ka rr ëmbyer zemrat e njerëzve në mbarë botën me vokalin e saj të jashtëzakonshëm me muzikën e saj ku përcjell mesazhe të fuqishme

Por për të nuk ka qenë e lehtë të arrijë suksesin.

Në një postim në Instagram, Ava shprehet se familja e saj shqiptare ka mbërritur në Amerikë vetëm me rrobat e trupit dhe pavarësisht kësaj ia ka dalë mbanë.

Këngëtarja donte të tregonte se të gjithë mund ti bëjmë ëndrrat realitet dhe gjithmonë ka një rrugëdalje nga çdo problem që na del përpara.

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë.

Edhe nëse të gjitha letrat hapen kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mund ta bëni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdhën në SHBA me asgjë tjetër përveç rrobave të trupit. Unë po jua them këtë sepse besoj se ju mund të bëni gjithçka,”- shkroi ajo.

Ava padiskutim do jetë një nga shqiptaret që do arrijë sukses në tregun ndërkombëtar.

Emri i vërtetë i saj është Amanda Ava Koçi. Ajo ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në asnjë moment nuk e ka harruar origjinën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP