Presidenti Rus Vladimir Putin është vënë menjëherë në lëvizje për të vendosur Mikhail Mishustin si kryeministër, pas dorëheqjes së Dmitry Medvedev dhe gjithë qeverisë, ditën e mërkurë.

“Presidenti Vladimir Putin ka pasur një takim pune me Mikhail Mishustin dhe e ftoi të marrë postin e kryeministrit” tha zyra e shtypit e Kremlinit, e raportuar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti.

“Me pëlqimin e tij, ai pranoi kandidaturën e Mishustin për postin e kryeministrit dhe do tia kalojë këtë Dumës Shtetërore”.

Mishustin aktualisht mban detyrën e kreut të shërbimit të Taksave Federale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP