Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, është një personazh kontrovers i skenës dhe televizionit, i cili po ashtu ka një jetë interesante. Baba i dy fëmijëve nga dy martesat e para, Kastro së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë nga lidhja me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar ende, përveç një fotoje ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Në “Kënga Magjike 2019”, Kastro Zizo zbuloi ekskluzivisht se do të bëhet baba për herë të tretë, teksa edhe prezantoi këngën konkurruese “Pema e jetës”. Më pas, teksa kishte të ftuar gazetaren Genta Hodo në “Late Night Show”, kjo e fundit e vendosi në “siklet” Kastron çfarë e detyroi këtë të fundit të zbulonte gjininë e foshnjes, djalë.

Për partneren e Kastros nuk dinim asgjë, por në këtë foto të postuar në rrjetin e tij social “Instagram”, Kastro prezantoi për herë të parë vajzën që do ta bëjë baba për herë të tretë, e cila shihet me barkun e rrumbullakosur.

Duhet thënë që shkojnë shumë, ndërkohë që për ndjenjën që ka për të, Kastro ka deklaruar edhe në një intervistë për “Panorama Plus” se është i dashuruar. Kujtojmë që “Pa faj”, kënga e prezantuar nga Kastro Zizo në bashkëpunim me Rea Nuhun, e solli Kastron ndoshta më serioz se çdo herë tjetër në “Këngën Magjike” të edicionit 2019.

Kjo, jo sa i përket pjesëmarrjes në festival, por më shumë për tekstin dhe mesazhin e baladës, me të cilën Kastro u prezantua. Prej 11 vjetësh tashmë, Kastro është baba i djalit Dankan dhe vajzës disa vite më të vogël. Kënga e tij titullohej “Pema e jetës”, ndaj ishte Ardit Gjebrea që e ngacmoi Kastron lidhur me domethënien e kësaj kënge, duke zbuluar një lajm të ri nga jeta e tij private.

Ai e pyeti nëse kënga po linte të kuptohej se po shtohen degët (domethënë fëmijët) dhe në njëfarë mënyre, këngëtari e konfirmoi lajmin. Më pas, Kastro zbuloi se në vitin 2006, pasi doli nga “Kënga Magjike”, lindi djali i tij Dankan.

“Tani që e mendoj, pasi dola te ‘Kënga Magjike në vitin 2006, u nisa me vrap se po lindte Dankani, kështu që kompeticioni ka qenë si ogur”, ka thënë Kastro. “Për fëmijët?” – e pyeti Arditi, ndërsa këngëtari konfirmoi: “Po”.

Marrëdhënia me këtë të fundit është edhe më delikate, meqenëse ajo jeton larg, ndaj edhe Kastro mes fjalëve të këngës gjen pak edhe nga vetja, duke iu referuar ish-it, Erleta Hoti, që jeton në Prishtinë dhe që me të ka një vajzë, Nian.

“Kënga flet për një marrëdhënie delikate mes babait dhe vajzës. Edhe unë vajzën e kam pak larg, kështu që kjo është një marrëdhënie fajësim– shfajësimi, që e lë fajin të mbetet jetim, një marrëdhënie mes babait dhe vajzave që ndodh kudo në botë, jo vetëm në Shqipëri…”, rrëfeu Kastro për fabulën e këngës, e cila e lidh më shumë me veten dhe me statusin e tij si baba.

Në një intervistë përballë vetes, të përgatitur nga “E diela shqiptare”, Kastro zbuloi më shumë për pikën e tij të dobët, fëmijët, për të cilët, edhe pse nuk e konsideron veten baba perfekt, është shumë i lumtur. Mes të tjerave, ai tha se ajo që do të donte të rikuperonte me fëmijët është koha, e cila nuk ka mjaftuar asnjëherë për të qenë pranë tyre.

E megjithatë, i pyetur nëse do të donte të bëhej baba për herë të tretë, Kastro u përgjigj pa u menduar gjatë: “Po, patjetër…” Madje, duke shtuar se këtë herë do të donte të ishte dyfish… Kastro Zizo, baba binjakësh? “Pse jo? Sa bukur do të ishte…”.

Duket se Kastro po e bën jetën si yjet e Hollivudit, pasi rrallë gjejmë një të dytë në rrethin e artistëve shqiptarë që të provojnë martesa të njëpasnjëshme./panorama

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP