Ndëshkimi i autorëve direktë të vr asjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dë nimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dë nuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet bu rg.

Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të kr imit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke su lmuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Sipas organit të Akuzës, vepra penale ishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Por cilësimi që i bëri gjykata e Apelit ishte i tillë, që u kalua në një dënim shumë më të butë, sepse vr asja u cilësua si e bërë nga pakujdesia. Në këto raste, dë nimi maksimal është 5 vjet bur gim, ndërkohë që vendimi ishte nga një deri në tre vjet.

Gjykata cilësoi si rrethana lehtësuese faktin se gardistët po mbronin godinën e kryeministrisë nga një su lm i dhu nshëm dhe se veprimi i tyre ishte në tejkalim të detyrës, vetëm përsa i përket vik timave, të cilët sipas gjykatës ishin paqësorë. Ky interpretim cilësohet nga ekspertët si krejtësisht anormal, duke qenë se mungesa e këtij kujdesi nga punonjësit e Gardës nuk solli një pla gosje pa dashje, por u vr anë njëri pas tjetrit 4 persona, të cilët nuk rre zikonin aspak as jetën e gardistëve dhe as godinën e Kryeministrisë . Në këtë rast, organi i ak uzës kishte të drejtë duke preternduar se vr asjet ishin kryer me dashje indirekte. Për vr asjen e Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës Prokuroria kërkoi dë nimin e të ak uzuarve me 23 vjet dhe 25 vjet bur gim respektivisht.

Në vitin 2013 Gjykata e Apelit dha dë nimin me një vit bu rgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dë nimin me 3 vjet bur gim për ish-gardistin Agim Llupo që u d ënuan për vr asje nga pakujdesia. Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.

Gjykata e Lartë rrëzoi në vitin 2016 rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”, për dë nimin me 23 vjet bur gim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, duke mos pranuar të nisë gjykim për çështjen. Çështjen e ka pushuar përfundimisht gjyqtari Tom Ndreca, duke mbyllur dosjen dhe duke lënë në fuqi vendimet e Apelit.

Ndërkohë, shteti ka paguar për familjet e vik timave disa qindra milionë lekë dëmshpërblim. Edhe për këtë detyrim, gjykatat kanë shfajësuar gardistët./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP