Prej disa kohësh gazetarë të ndryshëm të kronikës kanë folur në media për një kryetar bashkie socialist i cili është kapur në ambiente publike duke konsumuar lëndë na rkotike.

Të njëjtat zëra janë konfirmuar dhe nga Partia Demokratike, por derimë tani poseduesit e videos nuk e kanë bërë publike atë, për arsye që nuk dihen ende.

Vetë PD deklaron se nuk e ka në dorën e saj videon, dhe për këtë shkak nuk e ka nxjerrë derimë tani, pavarësisht se të tjerë zëra deklarojnë se ky material mund të mbahet në formën e një shantazhi ndaj të besuarit të Edi Ramës në krye të Bashkisë.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Faxweb.al se kryebashkiaku për të cilën ka një video të tillë është ai i Bulqizës, Lefter Alla.

Familja e tij nuk është e panjohur për marr ëdhëniet me lëndët na rkotike, pasi në muajin Nëntor të vitit të kaluar djali i tij u arrestua nga ana e policisë në Tiranë me një sasi dr oge në makinën e tij.

Në momentin e arre stimit, ngjarje e cila u mbajt disa ditë e fshehtë, i biri i Allës ishte shprehur i sigurt: A nuk e njihni ju babain tim?!

Po ashtu vëllai i Lefter Allës mbeti i pl agosur pas një she rri, rreth shtatorit të kaluar, ku dyshohet se ngjarja ndodhi pas përplasjeve mes grupeve kri minale në Bulqizë.

Paralajmërimi që bëri dje gazetari Artan Hoxha dhe Gazmend Bardhi, edhe pse nuk përmendën emrin e Allës:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi publikimin e videos.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr nar kotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.FAXWEB

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP