Astrit Patozi, përmes një deklarate bërë në faqen zyrtare të Bindjes Demokratike i ka habitur të gjithë.

Teksa publikon foton e reformës zgjedhore ku janë ulur për dialog Oerd Bylykbashi i PD, Rudina Hajdari e opozitës së re, Petrit Vasili i LSI dhe Damian Gjiknuri i PS, Patozi thotë se e përshëndet dorëheqjen e Ramës.

Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë dorëheqje të kryeministrit dhe kjo deklaratë e Patozit lexohet si ironi lidhur me faktin që PD dhe LSI u ulën në tryezën e dialogut edhe pse ‘kryeministri i kr imit dhe dro gës’ siç e cilësonin ata Ramën, nuk u dorëhoq.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së kr imit dhe të dr ogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP