Moderatorja e njohur Orinda Huta, para disa kohësh udhëtoi për në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me autoren e programit “Check in”, Albana Nanaj. Teksa ndodheshin në Abu Dhabi, dyshja kanë hasur në një problem.

Me anë të një videoje të publikuar në Instastory-n e saj, moderatorja ka treguar se i kanë marrë në polici.

Abu Dabi është një vend me rregulla strikte, ku një ndër to është ndalimi i filmimit të ndërtesave të Emirit të Abu Dabit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara. Një makinë e familjes mbretërore i kishin parë teksa xhironin rrugën përbri rezidencës mbretërore dhe dërguan lajm që stafi i emisionit të paraqitej në polici për të verifikuar çfarë kishin xhiruar.

Nga rajoni i policisë, Orinda kishte bërë një video ku shprehej e dëshpëruar për këtë që kishte ndodhur. Dy moderatoret dhe stafi kishin qëndruar 4 orë në rajon dhe më pas ishin lënë të lirë.

P

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP