Edhe pse ishte konfirmuar si një ndër prezantueset e këtij viti, të festivalit të Sanremos, Monica Belluci ka hequr dorë. Lajmi është publik nga vetë aktorja në një konferencë për shtyp ku u shpreh se nuk do të merrte pjesë në Sanremo “për arsye madhore”.

“Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen.“-u shpreh Monica Belluci për mediat italiane.

Aktorja e famshme nuk është e vetmja që është tërhequr nga edicioni i këtij viti i Sanremo-s. Pak ditë më parë, edhe reperi italian Salmo hoqi dorë nga pjesmarrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP