Dy persona janë go ditur nga rr ufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit.

Një djalë 16-vjeçar pësoi djegie në duar dhe këmbë, kur u g odit nga rr ufeja në Katoomba në orën 2 të pasdites sipas kohës lokale. Një person 24-vjeçar gjithashtu u trajtua në spital.

Ndryshe, dy persona të tjerë janë trajtuar për lë ndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që i dëmtoi veturat dhe i detyroi njerëzit të iknin për të kërkuar strehim.

Copat e mëdha të breshërit i thyen xhamat e veturave dhe degët e drunjve.

Shërbimet emergjente pranuan më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP