Kompania kineze OnePlus sfidon Samsung dhe iPhone-t e fundit nga Apple, duke njoftuar se do të lancojë telefonin me ekranin 120 Hz brenda këtij viti. Ceo i kompanisë Pete Lau thotë se po punohet për telefonin e ri me një teknologji që asnjë kompani tjetër nuk e ka vënë në zbatim.

Testet e para janë kryer dhe rezultatet siç deklaron ai janë mbresëlënse, duke nisur nga rezolucioni i lartë, shpejtësia dhe qartësia e kamerës. Ai ka treguar gjithashtu se në telefonin e ri do vihen në dispozicion 1.024 nuanca të secilës ngjyrë primare. Kjo do të thotë 64 herë më shumë ngjyra se sa ato që kemi parë në telefonët e tjerë.

Telefonat OnePlus në fillim dolën me çmime të ulëta, por vitet e fundit kompania sjell telefonë më të sofistikuar. Çmimi nuk është zbuluar ende, por pritet të kushtojë shtrenjtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP