Parlamenti i parë shqiptar kremtoi dje 100-vjetorin e vetë, duke u përballuar me një shekull ndryshime të konsiderueshme në figurat që janë në këtë institucion.

Dikur Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi,Ndre Mjeda ishin figurat e ndritura të kombit shqiptar që hodhën hapat e parë për krijimin e institucionit më të rëndësishëm ligjbërës në vend.

Por sot Parlamenti Shqiptar, ka ndryshuar tërësisht në fytyrat e tij përfaqësuese.

Njerëzit që bëjnë dhe votojnë ligjet në Republikën e Shqipërisë, kanë dukshëm një nivel intelektual që lë për të dëshiruar.

Asgjë personale me Kujtim Gjuzin,Majlinda Halilin apo ndonjë tjetër, por gafat e tyre publike dhe artikulimi problematik, ndoshta nuk janë të përshtatshme për të zënë një vend në institucionin që dikur përfaqësohej nga intelektualë të shquar dhe që kanë lënë gjurmë në histori.

Më poshtë po ju sjellim emrat e Parlamentit të parë shqiptar të vitit 1921. Emrat janë sipas rreshtave.

1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.

2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri…

3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.

4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi…

5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani./Gazeta Ora

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP