Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj ka lënë Albaceten dhe është transferuar te Barcelona B. Ai ka kaluar vizitat mjekësore dhe tashmë do të nis një aventurë të re me ekipin spanjoll.

Pas dëmtimit të Luis Suarez, ai shikohet si një mundësi e mire për ekipin e pare të Barcelonës, nëse arrin të shkëlqejë me klubin e dytë të blaugranave.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte i pranishëm në ‘’Camp Nou’’për të ndjekur sfidën mes Barcelonës dhe Granadas, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për katalanasit. Manaj te Barcelona B do të gjejë një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Labinot Kabashin i cili i ka uruar miërseardhjen te skuadra e re.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP