Gjigandi koreano-jugor i teknologjisë, Samsung, nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë pamjen e celularit të ri të gjeneratës “Galaxy S”, deri ditën e prezantimit.

Siç ishte përfolur prej muajsh, celulari i ri do të quhet Galaxy S20 dhe do të përfshijë tre modele, S20, S20+ dhe S20 Ultra.

Foto e pajisjes së re janë publikuar nga ambientet ku po bëhen testimet e fundit të saj.

Siç duket nga pamjet, modeli i ri do të ketë 4 kamera në pjesën e pasme ndërsa përpara do të jetë i gjithi ekran dhe me një kamerë në formë rrethore në krye.

Celularët e rinj Samsung do të prezantohen në eventin e madh që do të mbajë marka koreano-jugore në 11 shkurt 2020.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP