Dy gazetaret iraniane japin dorëheqjen pas trag jedisë ajrore në Iran ku mbetën të vr arë 176 persona. Gelare Jabbari dhe Saba Rad kanë lajmëruar dorëheqjet e tyre përkatëse, me anë të statuseve në rrjetet sociale.

“Më falni, kam gënjyer për 13 vite,”- shkruan Jabbari në Instagram. Ndërsa Rad vijon me statusin e saj: Nuk do të kthehem kurrë më në televizion!

Jababri, për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të Ajatollahut Khomenei. Por trag jedia e aeroplanit ukrainas ku hu mbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe gazetarja njoftoi bra ktisjen e gazetarisë.

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend. Ata e aku zojnë qeverinë si përgjegjëse për rrë zimin e avionit që la pas 176 vik tima. Shumica e vik timave ishin nga Irani dhe Kanada. Irani ka pranuar se e shka ktoi aksi dentin e aeroplanit PS752 të Ukrainian International Airlines, i cili u go dit nga një raketë me rreze të shkurtër jo shumë kohë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit. /dosja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP